Pejë/ Su*moi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari

Pejë/ Su*moi fizikisht babanë e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 14:30 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

“Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 14.07.2026-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij- viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

EMISIONET