Franca jashtë finales, nata e tensionuar në Paris/ 141 arrestime pas humbjes ndaj Spanjës

Franca jashtë finales, nata e tensionuar në Paris/ 141 arrestime pas

Autoritetet franceze arrestuan 141 persona gjatë natës në Paris dhe zonat përreth, pas incidenteve që shoqëruan gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës, e fituar nga spanjollët me rezultatin 2-0.

Sipas Prefekturës së Policisë së Parisit, shumica e arrestimeve lidhen me përdorimin e fishekzjarrëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të forcave të rendit dhe shërbimeve të emergjencës.

Pavarësisht tensioneve që u regjistruan pas ndeshjes, autoritetet konfirmuan se nuk pati persona të plagosur rëndë gjatë incidenteve.

Humbja ndaj Spanjës i dha fund ëndrrës së Francës për të arritur një tjetër finale të Kupës së Botës, ndërsa festimet e tifozëve spanjollë dhe zhgënjimi i mbështetësve vendas u shoqëruan me përplasje sporadike në kryeqytetin francez, duke detyruar policinë të ndërhyjë dhe të kryejë dhjetëra arrestime.

 

EMISIONET