Nexhmedin Spahiu: Ajo çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë është luftë

Në një intervistë për “Ora News” analisti dhe profesori i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu u shpreh se ajo çfarë po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë është një luftë.

“Dhe nëse do të ketë luftë kjo nuk varet nga Kosova, por nga Serbia dhe aq më shumë nga vullneti i SHBA-ve për ta parandaluar këtë”, u shpreh Spahiu.

Për të blerja e armatimeve të rënda nga Kosova janë gjithashtu shenja lufte.

“Natyrisht që marrëveshja për blerjen e armatimeve anti-raketore dhe deklaratat e Britanisë janë gjithashtu shenja lufte.

Përveç vigjilencës mendoj se do të duhet pak më shumë angazhim diplomatik, ku të kërkohet marrëveshja që ka dy pika kryesore, respektimi i serbëve në komunat në veri dhe njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia”, theksoi ndër të tjera Nexhmedin Spahiu.

anila zyberaj nexhmedin spahiu

EMISIONET