Mobilizimi serb në Veri, deputetja e VV-së, Kryeziu: Alarmi i Kurtit është i vërtetë. S’do ketë zgjedhje të parakohshme

Deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu për “Ora News” deklaroi se paralajmërimi i kryeministrit Albin Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë për 2024-ën ishin të vërteta.

“Ajo që ka thënë kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e parë për këtë vit nuk ka qenë diçka e padëgjuar më parë edhe gjatë vitit që lamë pas, sepse ka folur realitetin për diçka që është duke ndodhur. Po flas specifikisht për ndërlidhjen që ka Aleksandër Vuçiç me Putin, për të mos folur më tej edhe për ndërlidhjen që ata kanë bashkë me Rusinë. Këtu qoftë opozita, faktori ndërkombëtar, apo kushdo tjetër duhet ta analizojë si të mirëqenë situatën.

Dhe ne si shtet i pavarur duhet të japim shembuj të bashkëpunimit, ndërkohë pala tjetër nuk ka të njëjtën qasje dhe s’është e gatshme t’i përmbahet kësaj. Por ka gjuhë destruktive dhe shkelje të vazhdueshme për ta penguar procesin që ne kemi dëshmuar se po e bëjmë për vendin tonë”, tha Kryeziu.

E pyetur lidhur me zgjedhje të parakohshme në Kosovë, ajo tha se opozita nuk e ka seriozisht pasi nuk i ka numrat për ta bërë këtë.”Ndaj nuk mendoj se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe është hera e parë që një legjislaturë zgjat kaq shumë sa kjo aktualja. Ndaj nuk besoj se ka arsye të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, edhe pse jemi në vit zgjedhor, pasi vitin tjetër ka zgjedhje në Kosovë”, u shpreh deputetja e Vetëvendosjes Arbëresha Kryeziu.

anila zyberaj arbëresha kryeziu

EMISIONET