Ministri i Mbrojtjes së Kosovës për blerjen e sistemit "Javelin": Po presim ofertën e SHBA. Ka mbaruar…
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës , Ejup Maqedonci ka thënë se i gëzohet lajmit që ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, dhe rrjedhimisht mund të vazhdohet me hapat tjerë.
Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se proceduralisht janë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së, ta realizojnë blerjen.
Postimi i plotë:
I gëzohemi lajmit që ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës tonë për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, rrjedhimisht mund të vazhdojmë hapat tjerë.
Proceduralisht jemi në pritje të ofertës nga ana e ShBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së të realizojmë blerjen.