Ministri i jashtëm për sulmet e Izraelit: Pakistani dënon këto akte dhune kundër palestinezëve të pafajshëm
Ministri i Jashtëm pakistanez, Jalil Abbas Jilani e quan bombardimin e Rafahut nga Izraeli një akt të mjerueshme dhe një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut.
Në një postim në rrjetin social “X”, ai u shpreh se vendi i tij i dënon sulmet kundrejt civilëve të pafajshëm.
“Pakistani dënon këto akte dhune kundër palestinezëve të pafajshëm dhe bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, shkroi ai.
Izraeli thotë se është i vendosur të zgjasë operacionin e tij tokësor në Rafah, pavarësisht alarmit ndërkombëtar mbi potencialin e masakrës masive në qytet.