Ministri i Italisë për “Ora News”, Antonio Tajani: Zgjedhjet lokale në Kosovë duhen ribërë

Zv Kryeministri italian e njëheresh ministri i Jashtëm i Italisë në një prononcim eskluziv për “Ora News” dhënë gazetares Alba Kepi, komentoi situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai i bën thirrje të gjitha palëve që të kenë një qasje moderuese e një “buon sens” në çdo vendim që ata marrin.

Si formulë për uljen e tensioneve, Tajani sugjeron që zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në Kosovë duhen ribërë.

Sa i përket raportit të forcës që ai përfaqëson “Forza Italia” ka marrëdhënie të mira me të gjitha forcat e djathta.

“Një gjë është qeveria e një gjë tjetër Partia”, shprehet ministri Antonio Tajani.

PRONONCIMI I PLOTË

Alba Kepi: A po e ndjek qeveria e parlamenti italian situatën në veri të Kosovës su dhe marrëdhënien trepalëshe Rama - Vuçiç - Kurti? Një koment i juaji mbi ç'po ndodh?

Antonio Tajani: Ne ftojmë të gjitha palët për një qasje moderuese e një buon senso në çdo vendim. Ftojmë qeverinë e Prishtinës mos të përkeqësoi situatën e të favorizoi dialogun.

E kemi të qartë se si Vuçiç e Rama janë absolutisht dakort për një qetësim të situatës.

E pra, duhet të mirëkuptohet se dhe në veri të Kosovës duhet të respektohen minorancat, duhet të shtyhet ardhja në qeverisje vendore e kryetarëve të Bashkive. E duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Alba Kepi: Silvio Berlusconi ishte jo vetëm një lider i së djathtës italiane por dhe i së djathtës progresiste e europeiste. Si janë aktualsht marrëdhëniet e juaja me të djathtën ballkanese e në veçanti me atë shqiptare?

Antonio Tajani: Ne kemi marrëdhënie të mira me të gjitha forcat politike që i referohen Partisë Popullore Europiane e si qeveri italiane kemi raporte mjaft të mira me qeveritë e vendeve të tjera. Një gjë është qeveria e një tjetër gjë Partia.

 

alba kepi antonio tajani

EMISIONET