Milo: Pavarësia e Kosovës plotësoi pavarësinë Shqipërisë në 1912, një ngjarje e madhe historike 

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Paskal Milo, Historian u shpreh se Pavarësia e Kosovës është ngjarja e dytë më e madhe historike në kombin e shqiptar.

Ai tha se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës u plotësua edhe shpallja e pavarësisë së vitit 1912 dhe i gjithë procesi i shtetformimit të shqiptarëve në rajonin tonë.

Milo: Pavarësia e Kosovës është për mua si historian dhe si profesor, ngjarja e dytë më e madhe historike në kombin e shqiptar. Plotësoi shpalljen e pavarësisë së vitit 1912 dhe me shpalljen e pavarësisë së Kosovës u plotësua i gjithë procesi i shtetformimit të shqiptarëve në rajonin tonë.

Ne që u ndodhëm dhe mbështetëm luftën e UÇK-në për mëvetësi kombëtare dhe politike, ne jemi fatlumë në histori sepse përjetuam një ngjarje kaq të madhe dhe dramatike në histori. Kjo është një ngjarje e pashlyeshme në kohë.

EMISIONET