Masakrat serbe në Çikatovë e Poklek, Kurti: Nuk presim ndërkombëtarët, autorët e genocidit do dënohen në Kosovë

Në Kosovë do të nisë gjykimi i autorëve të masakrave serbe të 24 viteve më parë mbi popullsinë civile. Në nderim të viktimave civile në Drenas, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë bërë apel për drejtësi duke shtuar se nuk do të pritet më vetëm reagimi i ndërkombëtarëve.

Masakrat serbe në Çikatovë e Poklek, Kurti: Nuk presim

24 vite më parë në Drenas të Kosovës u vranë prej ushtrisë serbe rreth 80 shqiptarë të paarmatosur.

Në nder të tyre krerët më të lartë të Prishtinës u ndalën në Çikatovë të vjetër dhe në Poklek ku nderuan viktimat e gjenocidit, mes tyre foshnja e të moshuar.

Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar një dëshmi për të cilën dhe sot kërkohet drejtësi

"Edhe kjo masakër tregon që egërsia e pushtetit serb ka qenë ndaj të gjithëve, nuk është kursyer askush. As pleqtë, as fëmijët dhe janë pushkutuar në raste të caktuara dhe janë djegur pa asnjë mëshirë dhe ajo çfarë kërkojmë edhe sot në këtë përvjetor është drejtësia për të gjitha viktimat".

Kryeministri Albin Kurti ka theksuarse  trupat e pajetë u zhvendosën nga Çikatova në një tjetër zonë.

"Kufomat e tyre u rrëmbyen dhe i dërguan në varreza masive, në pesë varreza masive, mbi 950 shqiptarë. Njëra prej atyre varrezave është edhe varreza në Rudnicë të Rashkës, atje ku krerët shtetërorë të Serbisë i mbajnë mbledhjet me përfaqëesues politik të Listës Serbe, me eksponentë të krimit të organizuar dhe me drejtues të strukturave paralele në Kosovë".

Pas ndryshimeve të kodit penal, Kurti ka theksuar se është koha që autorët të dënohen.

"Prokuroria e Shtetit, sistemi i drejtësisë në vendin tonë të jetë shumë aktiv, sepse është koha e fundit që të sjellim drejtësi për viktimat, e dënim për kriminelët. Nuk mund të presim që faktorët ndërkombetarë do të bëjnë punën tonë, nëse ne nuk e bëjmë një gjë të tillë së pari vet".

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është shprehur se masakrat e kryera tregojnë për qëllimin e pushtetit.

"Meqenëse nuk janë kursyer as fëmijët, e kjo tregon që të gjithë janë vrarë vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare, për shkak se kanë qenë shqiptarë".

Tre liderët e shtetit kanë bërë homazhe edhe Kompleksin Memorial në Poklek të Drenasit, ku janë vrarë, masakruar e djegur mbi 50 viktima në shtëpinë e familjes Muqolli.

kosove masakrat serbe

EMISIONET