Lirimi i tre policëve, reagon Albin Kurti: Aresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2023, 11:26

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve, që u rrëmbyen më 14 qershor nga Serbia. Në një postim në Twitter, ka shkruar se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se duhet qortuar.
“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar.
Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar.
Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.



