Sulmohen nga serbët me bomba molotov gazetarët në Leposaviç

Sulmohen nga serbët me bomba molotov gazetarët në

Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me gurë e shok-bomba kah gazetarët.

Ata janë sulmuar derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.

Derisa kanë qenë duke ikur, disa gazetarëve u kanë rënë telefonat celularë, të cilët sipas tyre, janë marrë nga serbët që i kanë sulmuar.

Ndërkohë një grup protestuesish serbë kanë kaluar kordonin e KFOR dhe janë vendosur para godinës së komunës në Leposaviq.

Protesta ndodhi kur ministri Krasniqi hyri për të takuar kryetarin e komunës, Liburn Aliu, i cili prej ditësh qëndron i ngujuar brenda zyrës së tij.

EMISIONET