Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Nikaj: Rrëmbimi i policëve, akt i shkeljes së sovranitetit të Kosovës
Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës” deklaroi se rrëmbimi i policëve të Kosovës nga trupat speciale serbe është një akt i pastër i shkeljes së sovranitetit të Kosovës.
“Rrëmbimi i policëve, akt i shkeljes së sovranitetit të Kosovës.
Sot kemi një qeveri që refuzon t’i bindet atyre që ka sollën pavarësinë e vendit dhe që i kemi miqtë më të mirë tanët, siç janë SHBA-të dhe Evropës.
Kosova me këtë sjellje po humb shumë, dhe e mira është që të ndryshojmë, sa jemi ende në kohë”, u shpreh ambasadori.
Lidhur me marrëdhëniet e tensionuara mes dy qeverive shqiptare, diplomati kosovar theksoi se është një diçka që nuk duket mirë në sytë e qytetarëve.
“Pasi çdo marrëdhënie e tensionuar mes dy qeverive shqiptare, është diçka që ndikon shumë tek qytetarët sit ë Shqipërisë ashtu edhe tek ne të Kosovës.
Mendoj se edhe për këtë qeveria e Kosovës mund të ketë një pjesë të fajita, por që gjithsesi mendodj që marrëdhëniet duhet të sheshohen sa më shpejt”, u shpreh Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.