Kurti një ditë para takimit në kuadër të dialogut me Serbinë pret në zyrë Gabriel Escobar

Kurti një ditë para takimit në kuadër të dialogut me

Pas takimeve të shumta në Strasburg me udhëheqës dhe deputetë të Parlamentit Evropian, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Gabriel Escobar.  

Takimi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor vjen një ditë para takimit të radhës të nivelit të lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bashkë me Escobar dhe ekipin e tij në takim ishte edhe zëvendësambasadorja e ShBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder.

U diskutua për takimin e nesërm në Ohër të Maqedonisë së Veriut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim.

Ai falënderoi Escobar për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë.

EMISIONET