Kosova më pranë NATO-s, Gjanaj: Lajm i mirë, disa shtete nuk janë gati për t'u futur në aleancë
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 18:14
Politologu, Ramadan Gjanaj në një intervistë në Ora News u shpreh se pranimi i Kosovës në asamblenë e NATO-s është një lajm i mirë.
Gjanaj: Asambleja parlamentare e NATO-s është një institucion i ndarë i pavarur nga NATO si strukturë politike ushtarake.
Megjithatë pranimi i Kosovës në këtë instancë përbën një lajm shumë të mirë sepse e rikonfirmon dëshirën e Kosovës për të qenë pjesë e strukturave të NATO-s.
Mirëpo në këtë asamble janë disa shtete që nuk janë as të gatshëm për tu futur në NATO.

