"Kosova është tokë e askujt", Tahiri: Skandaloze, kuvendi i Shqipërisë të thërrasë Ramën në interpelancë

Ish-kryenegociatoria e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar për deklarat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në "Financial Times" se Kosova është "tokë e askujt". Në reagimin e saj në Facebook, Tahiri i cilëson këto deklarata të Ramës si antikombëtare dhe skandaloze.
Tahiri gjithashtu kërkoi nga kuvendi i Shqipërisë që të thërrasë Ramën në interpelancë.
Postimi i Tahirit:
Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte 'toke e askujt' Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij!

