Korrupsioni gjatë pandemisë/ Abuzoi me blerjen e aspiratorëve, 4 vite burg për kryeministrin e Federatës së Bosnjës
Abuzoi me pandeminë e COVID-19, kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg. Ai është akuzuar se ka për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerje të paligjshme të respiratorëve kinezë gjatë pandemisë.
Kryeministri i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Fadil Novalliç, u dënua me katër vjet burgim për qasje të paligjshme me rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë COVID-19. Gjykata në Bosnje e Hercegovinë shpalli dënimin e shkallës së parë kundër Novalliçit më 5 prill, ashtu si edhe kundër 2 të pandehurve të tjerë.
Respiratorët janë blerë në prill të vitit 2020, një ditë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë COVID-19. Prokuroria e Kantonit të Sarajevës ka nisur hetimet pasi është bërë e ditur se puna është kryer pa tender dhe me marrëveshje të drejtpërdrejtë me kompaninë private “F.H. Srebrena Malina”, e cila merret me tregti të pemëve dhe perimeve. Prokuroria e Shtetit e ka marrë më pas lëndën nga Prokuroria Kantonale dhe aktakuza është konfirmuar në fund të vitit 2020.
Novalliç nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit. Ai është akuzuar se ka hartuar një plan për të përdorur para nga buxheti i vitit 2020 për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.
Kompania “Srebrena Malina” gjithashtu do të duhet të paguajë kompensim në vlerë prej 100 mijë eurosh. Gjyqi për blerjen e 100 ventilatorëve nga Kina, me vlerë 5.4 milionë euro, për nevojat e sistemit shëndetësor në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ka filluar më 23 shkurt, 2021, para Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës.