Vizita/ Vjosa Osmani përuron 'Sheshin e Kosovës' në Kalabri

Vizita/ Vjosa Osmani përuron 'Sheshin e Kosovës' në

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka njoftuar për vizitën e saj të martën në Kalabri të Italisë, ku u takua me komunitetin e Arbëreshëve.

Në njoftimin e saj, Osmani pati veç fjalë të mira për Arbëreshët derisa tregoi edhe për çmimin “Gjergj Kastrioti” që iu dhurua nga Komuna e Frasnitës

Ndër të tjera, të martën u bë edhe përurimi i sheshit të Kosovës në Kalabri, që Presidentja tha se do të shërbejë si urë lidhëse mes Kosovës dhe Arbëreshëve të Italisë.

“Vërtet frymëzuese të jesh i rrethuar nga komuniteti i gjallë arbëresh në Frasnitë dhe në të gjithë Italinë për zbulimin e Sheshit të Kosovës. Ky shesh nxjerr në pah lidhjen e pathyeshme mes Arbëreshëve dhe Kosovës dhe dëshirën tonë të qëndrueshme për të vazhduar të forcojmë lidhjet tona të forta”, njoftoi Osmani.

 

EMISIONET