"Kolapsi i Dialogut", Daçiç: Mbrojtëm interesat kombëtare dhe shtetërore, rrezikoheshim të ...
Edhe pse një “njohje de facto” për herë të parë Bashkimi Evropian ka arritur të zgjidhë nyjat për negociatat e Kosovës dhe Serbisë. Megjithse pa nënshkrimin e palëve dhe “kapriçot” nga ana e Serbisë, BE e pa si sukses këtë pikë të negociatave.
Edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç e ka mirëpritur marrëveshjen. Ai ka thënë se në takimin mes Kurtit dhe Vuçicit gjithçka është bërë në përputhje me politikën shtetërore. Daçiq ka thënë se në Ohër kanë mbrojtur interesant kombëtare e shtetërore.
“Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që vihet vija, nuk ka pse të mos thuhet se me politikën e mençur dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiçit arritëm të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore”, ka thënë Daçiq, raportojnë mediat serbe.
Kujtojmë se ditën e djeshme Kosova dhe Serbia u përballën me një sërë kritikash nga opozitat e tyre edhe pse në thelb, nuk pati një marrëveshje të nënshkruar.
Megjithatë, edhe Presidenti serb Vuçiç edhe Kryeministri i Kosovës, Kurti e kanë paraqitur si sukses. Normalizmi nëpërmjet dy vendeve është një ndër çështjet më të nxehta në Ballkan.
Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiç e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.
Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.