Ali Ahmeti “bekon” Kurtin, ai akuzon Vuçiçin: Arrestoi tre policët kur Osmani fliste në PE
Tre shqiptarë, përfaqësues të lartë politik në tre shtete të ndryshme u bënë bashkë me Maqedoninë e Veriut. Tensionet në veri të Mitrovicës ishte tema kryesore. Ali Ahmeti kërkoi mbrojtjen territorial të Kosovës, ndërsa Dritan Abazoviç ofroi ndërmjetësimin për tu takuar në Mal të zi Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç.
Vizitën në Maqedoninë e veriut Albin Kurti e nisi me një takim me Ali Ahmetin. Si një nga themeluesit e UÇK por dhe të njeriut që mbron të drejtat e shqiptarëve në Shkup, kreu I BDI duket se ka dhënë sugjerimet e tij për marrëveshjen me Serbinë.
Pas bisedës në Facebook Ahmeti thekson se askush nuk mund të cenojë integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës duke e cilësuar të garantuar nga mbarë faktori ndërkombëtar. Më tej duke ai jep mbështetjen për Kosovën dhe kërkon vazhdimin e dialogut me ndërmjetësin e ShBA e be që duhet të përfundojë me njohje
Dialog ka kërkuar edhe kryeministri në detyrë i malit të zi Dritan Abazoviç, e ky I fundit ka ofruar Podgoricën si mundësi të takimit Vuçiç Kurti
Bisedat mes shqiptarëve i paraprinë qëndrimit që Kurti dha në forumin e Prespës, ku shprehu besimin në zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës
“Jemi në këtë moment problematik, por me marrëveshjen bazë që u dakorduam, që bazohet në njohjen de facto të njëra tjetrës, besoj që mund të normalizojmë marrëdhëniet dhe të qetësojmë situatën në terren”
Por edhe një herë akuzoi Serbinë për veprime të qëllimshme. Madje edhe arrestimi I tre policëve sipas tij u bë në kohën kur Vjosa Osmani po fliste në parlamentin evropian.
“Gjithçka ndodhi në kohën kur Osmani po i drejtohej PE-së. E çuditshme apo jo. Ndodhi në një kohë kur ne po planifikonim takimin e radhës në Bruksel. Ndodhi edhe për shkak të arrestimit të kriminelit serb, ata kanë organizuar gjithë këtë plan për të rrëmbyer policët tanë.
Serbia gjithashtu ka prishur edhe marrëveshjen e qershorit 1999, NATO do e ndëshkojnë prishjen e marrëveshjes së Kumanovës dhe të kthejë paqen.
Kurti theksoi dhe një herë se do të kërkojë ndalimin në çdo kohë të kriminelët duke shtuar se kërkon që kufijtë të jenë të mbrojtur.