Horror në Itali/ Gjendet i dekompozuar trupi i një gruaje në vaskë. Ishte copëtuar me sharrë

Trupi i një gruaje 84 vjeçare është gjetur në vaskën e shtëpisë së saj, në Milano, i copëtuar.
Mendohet se gruaja kishte disa kohë që kishte vdekur pasi trupi kishte filluar të dekompozohej.
Lucia Cipriano nga Melzo kishte tre vajza, por jetonte vetëm. Ishte një i afërm i saj që telefonoi 118 pasi kishte kohë që nuk kishte folur me të.
Trupi që u gjet ditën e djeshme nga karabinierët, ishte i mbështjellë me lecka dhe mendohet të jetë copëtuar me sharrë, raporton Mediaset.
Prokuroria ka hapur hetimet për zbardhjen e vrasjes duke marrë në pyetje dhe tre vajzat e së ndjerët dhe të afërm të tjerë pasi askush nuk mund të jetë i përjashtuar nga hetimi.

