Grabitje e armatosur në një shtëpi në Prizren, policia vazhdon hetimet

Grabitje e armatosur në një shtëpi në Prizren, policia

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të dielën e 7 janarit në Prizren.

Rasti i grabitjes ka ndodhur në një shtëpi, teksa lajmi është kumtuar përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në shtëpi, një person i maskuar është futur me forcë brenda në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

EMISIONET