Pse u sulmuan shqiptarët në Malin e Zi? Ministri Marash Dukaj për “Ora News”: Janë arrestuar 5 nga 8 agresorët barbarë

Ministri i Administratës në Malin e Zi Marash Dukaj në nj ëintervistë për “Ora News” bëri me dije se janë arrestuar 5 nga 8 agresorët e sulmit barbar ndaj tre qytetarëve shqiptarë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë.

“Presim që në orët në vijim të kemi dhe arrestimin e tre personave të tjerë që shkaktuan këtë sulm barbar ndaj tre shqiptarëve”, u shpreh ndër të tjera ministri i Administratës.

PJESË NGA INTERVISTA

A janë arrestuar agresorët e sulmit ndaj shqiptarëve?

Janë arrestuar 5 nga 8 dhe shpresoj që të arrestohen sot gjatë ditës. Janë identifikuar. Para se të lidhesha me ju, komunikove me Ministrin e Punëve të Brendshme, i cili është angazhuar maksimalisht që agresorët e këtij sulmi barbar të dalin sa më parë para drejtësisë. Kjo ndodhi edhe prokuroria e cilësoi vepër penale rastin në fjalë.

A qëndron pista se motivi i këtij sulmi është për arsye nacionaliste?

Jo vetëm për motive nacionaliste, por edhe për motive që ishin me uniforma të ndryshme. Mediat si në Shqipëri, por më shumë në Mal të Zi dhe ato që janë opozitare, kishin një ide që e hodhën në publik se kjo ndodhi nga persona që vinin nga policia dhe ushtria; e më vonë se ata vinin nga një shtet fqinj ku aludohej Republika Srbska; dhe më vonë doli ashtu siç dhe ne kishim informacionet e sakta, që personat në fjalë janë shtetas të Malit të Zi të qytetit të Hercgnovit, shumica e tyre adoleshentë dhe minorenë. U faktua që personat ishin konsumues të alkoolit dhe të drogës gjatë intervistimit të tyre në polici. Dhe natyrisht u kërkua që të analizohej gjendja e tyre dhe të ketë një raport. Dhe kjo doli për faktin se në Mal të Zi ëhstë pragfestash dhe Krishtlindjet Orthodokse dhe incidenti në fjalë me plot bindje e dëshmoi ministri Sharanoviç dhe i cili hodhi poshtë të gjitha aludimet që pretendonin që rastin ta bënin me prapavijë nacionaliste, apo ku di unë çfarë tjetër.

Çfarë përfaqësonin agrosorët?

Personat në fjalë e kam të konfirmuar edhe nga ministri Sharanoviç nuk ishin të veshur me uniforma ushtarake. Pasi zona ku ka ndodhur incidenti është një zonë shumë  e populluar dhe me një komunikacion të rënduar dhe e mbuluar me mjetet dhe kamerat e sigurisë. Dhe rasti ka nisur si një aksident i vogël në komunikim, duke dalë nga trageti dhe aty nën efektin e alkoolit dhe drogës, ata i kanë pritur në dalje, ku pavarësisht se kush mund të ketë ngacmuar kë, dhuna barbare nuk e justifikon rastin dhe këtë sjellje barbare të agresorëve. Dhe shpresoj që të mos përsëritet më. Ne si shqiptarë në politikë e kemi dënuar dhe jemi angazhuar maksimalisht që ngjarja të zbardhet dhe autorët të dalin sa më parë para drejtësisë. Dhe për këtë rast është investuar edhe vetë kryeministri Spariç.

Si e morët vesh ngjarjen?

Unë isha me disa miq nga Tirana dhe u njoftova nga kolegu Balla. Unë nuk isha fare në dijeni për rastin dhe ai më kërkoi  që të merrja informacion. Z. Balla është angazhuar maksimalisht për ngjarjen, dhe natyrish unë mora masa që të angazhoheshim maksimalisht që ky rast të zbardhej sa më parë. Dhe për hir të së vërtetës duhet që ne të mos ngutemi në konkluzione, në mënyrë që të ndalojmë prapavijat e hamendësuara dhe akuzat politike, kryesisht të opozitës. Dhe jam i kënaqur me punën e bërë nga institucionet dhe në mënyrë që të jepet një mesazh i pastër që askush të mos guxojë të përsërisë më në Malin e Zi.

A ka një tension etnik në Malin e Zi?

Ju keni të drejtë, pasi një ngjarje e tillë ka ndodhur para disa muajsh në Bozhda, dhe para disa vitesh, por nuk duhet të nxitojmë që t’i përgjithësojmë këto. Dhe kapja e autorëve dhe dënimi i tyre është mesazhi më i qartë për këdo. Unë nuk do të përgjithësoja, edhe duke e ditur që Mali i Zi është një shtet multi-etnik dhe natyrisht gjuha e urrejtjes mund të jetë disi në nivel më të lartë në zonat ku kryesisht janë serbët në këtë shtet. Pasi turistët shqiptarë që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria janë ndër turistët kryesorë në vendin tonë jo vetën në verë, por edhe në sezonin turistik dimëror. Kjo pasi në Kolashin këto ditë flitet shqip, ndaj shpresoj dhe uroj që mesazhet përbashkuese dhe të unitetit janë ato të duhurat.

Pse u sulmuan shqiptarët në Malin e Zi? Ministri Marash Dukaj për

lili saraçi marash dukaj

EMISIONET