Gjeta: Plani franko-gjerman i hap rrugë njohjes së Kosovës
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Altin Gjeta, Analist u shpreh se nuk mund të mbijetojë Kosova pa SHBA-të dhe pa faktorin ndërkombëtar
Ai tha se plani Franko-Gjerman është një projekt që garanton një njohje de facto të Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur akoma.
Gjeta: Komunat serbe në Kosovë nuk garantojnë paqe të qëndrueshme në Kosovë, por ama nuk mund të mbijetojë Kosova pa SHBA-të dhe pa faktorin ndërkombëtar? Unë mendoj që jo. Prandaj duhet bërë një analizë e hollësishme dhe të vihen në baraspeshë se çfarë humbet Kosova me planin Franko-Gjerman.
Unë me atë që kam parë mendoj se është një projekt i dobishëm për Kosovën, sepse garanton një njohje de facto të Kosovës. Unë besoj se ky plan i hap rrugë, përderisa është evropian, njohjen nga 5 vendet anëtare të BE-së dhe do t’i hapë rrugë anëtarësimit në NATO të Kosovës dhe organizmat ndërkombëtarë.

