FOTO/ Mesazh nga Ambasada e SHBA-së: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kujtuar 27-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një moment vendimtar që hapi rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në vend.
Ambasada amerikane thekson se vlerëson qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmon përkushtimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet.
“Njëzet e shtatë vjet më parë, forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke ndihmuar në hapjen e rrugës drejt paqes dhe stabilitetit."

Ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe riafirmojmë përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe prosperitet”, thuhet në reagim./Zëri

