E rëndë në Pejë/ Gjyqtarja dhe të pranishmit në seancë kërc*nohen me kall*sh, arratiset i dyshuari

E rëndë në Pejë/ Gjyqtarja dhe të pranishmit në

Një person dyshohet se ka kanosur gjyqtaren dhe të pranishmit gjatë një seance gjyqsore në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tha se i dyshuari është arratisur dhe ndodhet në kërkim.

Nikçi ka theksuar se janë zhvilluar kërkime në banesën e të dyshuarit. Ai tha se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

“Në Banjë të Pejës gjatë një seance civile, kanë qenë të pranishëm gjitha palët si dhe gjyqtarja.

Njëra palë ka dalë me kallash dhe e ka kanosur gjitha palët, përfshirë edhe gjyqtaren.

I njëjti është arratisur nga vendi i ngjarjes, i është bastisur shtëpia me autorizim të prokurorit dhe për momentin është në kërkim nga policia e Kosovës për t’u arrestuar”, tha Nikçi.

EMISIONET