“Do të jetë turpi i Europës”, Vuçiç për zgjedhjet në veri të Kosovës: Ditë e tmerrshme për demokracinë! Vendet e Quint-it…

“Do të jetë turpi i Europës”, Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se zgjedhjet në veri të Kosovës do të shënojnë një ditë të tmerrshme për demokracinë, si dhe një ditë e vështirë për popullin serb.

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e shkuar për mediat vendase, Vuçiç u shpreh se jo ditë do të jetë turp i botës dhe demokracisë.

“Të dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan”, tha Vuçiç.

Sipas tij, serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar jo për kapriçon e tyre.

“Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë…”, tha presidenti i Serbisë.

Ai shtoi se në këto zgjedhje nuk do të ketë asnjë kandidat serb, pasi pas Listës Serbe, është tërhequr nga gara edhe një tjetër parti, “Partia e Serbëve të Kosovës”.

“Janë kandidatët e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, të cilët do të tërheqin votuesit që të arrijnë diku mbi katër për qind. Turp për të gjithë ata, gjithë vendet e Quint-it, gjithë ata gënjeshtarë!”, tha Vuçic.

serbia aleksandër vuçiç vuçiç kosovë

EMISIONET