“Do ketë viktima nëse Vuçiç nuk ndalet”, ministrja e Jashtme e Kosovës: Kërcënimi me sanksione ndaj Kosovës, gabim i rëndë strategjik i Perëndimit

“Do ketë viktima nëse Vuçiç nuk ndalet”,

Ministrja për Punë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për të përditshmen austriake, Der Standard, ka thënë se perëndimi duhet të ndryshojë strategjinë e tij në Ballkan dhe të jetë më i ashpër ndaj Serbisë.

Gërvalla ka thënë se kërcënimi ndaj Kosovës me sanksione është një gabim i rëndë strategjik nga Perëndimi.

“Është një gabim i rëndë strategjik. Kërcënimet kundër një demokracie, shteti aleat i cili mbron ligjin dhe përfaqësuesit e zgjedhur kundër kriminelëve të dhunshëm që përdorin granata dore kundër ushtarëve të KFOR-it, janë një sinjal fatal”, tha ajo.

Sipas Gërvallës masat ndaj Kosovës në këtë situatë do të ishin sinjal për të përshkallëzuar situatën dhe sipas saj presidenti i Serbisë vazhdon të përshkallëzojë atë.

“Forcat speciale serbe kanë pushtuar vendin tonë dhe kanë rrëmbyer tre policë. Ky agresion i hapur është në alarm të kuq: kështu filloi luftërat e tij në vitin 1991 ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç. Ne kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë se do të ketë vdekje nëse Vuçiç nuk ndalet. Shembulli do të lërë gjurmën e tij shumë përtej rajonit”, shprehet ajo.

Shefja e diplomacisë në këtë intervistë ka thënë se këto veprime do të vënë në dyshim besueshmërinë e Perëndimit në situatën globale.

Gërvalla tutje ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë vetëvrasje politike edhe për miqtë e saj më të ngushtë.

“Në çdo rast, ne do të mbrojmë vendin tonë sepse mbrojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, ka deklaruar tutje Gërvalla.

EMISIONET