Dhuna ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR, Kurti: Prokuroria të mos qëndrojë pasive para grupeve kriminale serbe (VIDEO)

Dhuna ndaj gazetarëve dhe trupave të KFOR, Kurti: Prokuroria të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për mediat foli për trazirat në veri të vendit dhe dhunën e ushtruar nga grupet serbe ndaj policisë, trupave të KFOR dhe gazetarëve.

Kurti u shpreh se Prokuroria duhet të marrë masa për krimet e kryera, teksa shtoi se një ndër kushtet e para që duhet të zbatohet nga Beogradi është largimi i grupeve kriminale, pasi janë nga Serbia.

“Grupet kriminale duhen të largohen pasi janë të Serbisë dhe jo të Kosovës. Vijnë në Kosovë për të sjellë destabilizim. Ata kanë kryer krime ndaj gazetarëve, policisë dhe trupave të KFOR. Nuk e kuptoj Prokurorinë  e shtetit, ku janë qindra foto dhe video për dhunë dhe nuk ka reagim.

Është e njëjta situatë si vjet me barrikadat që u mbajtën për 6 javësh dhe nuk u bë asnjë kallëzim penal. Një numër i konsiderueshëm i ekstremistëve të dhunshëm, par bëhet fjalë për njerëz që ndihen nga drejtësia. Njësitë speciale që kemi janë at për shkak të ekstremistëve të dhunshëm.

Në mënyrë graduale ne do mund të bënim edhe zvogëlimin e asaj pranie. Nuk mund të zvogëlohet prania e policisë, pa u zvogëluar numri i kriminelëve”, u shpreh kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe për draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti tha se Rama këtë draft më mirë t’ia propozojë Aleksander Vuçiçit, për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc.

“Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc.

Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ia bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ia propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”, tha Kurti gjatë konferencës për mediat.

EMISIONET