BE heq vizat me Kosovën, Rama: Një hap i vonuar padrejtësisht me vite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 13:51
Vendimi është përshëndetur edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e quan atë një vendim i vonuar ng ana e Brukselit zyrtar.
"Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian", shprehet kryeministri Edi Rama.