Aksidenti në Kosovë, maturantët nga Presheva po ktheheshin nga ekskursioni, janë të gjithë mirë
Në aksidentin që ndodhi në mes një autobusi, një kamioni dhe një veture në në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli, e ku u Policia tha se janë dhjetëra të lënduar, ishin edhe maturantët nga Presheva.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se është informuar që gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale.
“Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit. Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë “, ka shkruar ai.