Autobusi me nxënës përplaset me kamionin në Kosovë, disa të lënduar. Shikoni momentin e aksidentit (VIDEO)

Autobusi me nxënës përplaset me kamionin në Kosovë,

Një autobus me nxënës dhe një kamion është aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Këtë e konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime.

 

Autobusi me nxënës përplaset me kamionin në Kosovë,
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Krasniqi.

aksident rrugor kosove

EMISIONET