300 dëshmi për 700 orë, avokati i Hashim Thaçit: Ta mbarojmë sa jemi gjallë!

Mbi 300 dëshmitarë do të thirren në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK-së të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit nga Gjykata Speciale e Kosovës. Akuza ka kërkuar më shumë se 600 orë për paraqitjeve e dosjes, ndërsa avokatët nga ana tjetër kërkuan që shqyrtimi i çështjes mos zgjatet pa fund.

300 dëshmi për 700 orë, avokati i Hashim Thaçit: Ta

Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës, thotë se ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në procesin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.

Në seancën përgatitore Prokuroria, tha në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende ku pretendohet të jenë kryer krime, ndërsa argumentoi se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave.

Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria, që sipas tyre ka “mungesë të qartë fokusi” në mënyrën si e ka trajtuar çështjen.

"Na i kanë lënë ne në dorë mijëra faqe të material. Nuk na intereson asnjëri, dua ta mbarojmë sa të jemi gjallë. Mos të zgjatet pa fund”.

Edhe kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith i kërkoi prokurorisë të shqyrtojë me kujdes mundësinë e zvogëlimit të çështjes së saj.

“Kemi shpreh mendimin tonë se 700 orë për pyetjet e dëshmitarëve të ZPS-së është pak e shumtë si kohë, paneli nënvizon rëndësinë e kufizimit të dëshmitarëve, provave të panevojshme dhe përsëritëse. Dëshmitarët konfirmues duhet të thërriten vetëm kur konfirmimi është i rëndësishëm për argumentet e ZPS-së dhe provat shkresore duhet të lidhen drejtpërdrejt me akuzat dhe jo të paraqitën për të zgjeruar kontekstin apo për të shpjeguar rrethanat e përgjithshme. Prova të tilla duhet të anashkalohen”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Ish-krerët e UÇK-së ndodhen Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza përballë të cilave janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

gjyqi per uck hashim thaci

EMISIONET