"Do të gjejnë një rrugë për tu futur në zgjedhje", Biberaj: PD do të shkojë derë më derë tek shqiptarët

Aleksandër Biberaj ish deputet i Partisë Demokratike në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se nëse gjykata nuk i jep të drejtës e vulës dhe logos grupimit të Berishës atëherë do të gjejnë një rrugë për tu futur në zgjedhje.

"Nëse ne vijmë në pushtet ndër  nismat e para është për ta kthyer kushtetutën në raportet  e kthyerjes së pushtetit drejt popullit", tha Biberaj.

Aleksandër Biberaj: Nëse gjykata e bën një gjë të tillë ne do të gjejmë alternativat tona. Armiku ynë politik është Edi Rama me grupin e tij që po shkatërrojnë gjithçka në këtë vend. Duhet të përmbysim këtë klikë dhe të kthejmë pushtetin demokratik në Shqipëri. Një  nga problemet e politikës shqiptare është se politika u shkëput nga qytetari, PD do të shkojë derë më derë tek shqiptarët. Nuk mund të ketë politikan pa elektorat. Nëse ne vijmë në pushtet ndër  nismat e para është për ta kthyer kushtetutën në raportet  e kthyerjes së pushtetit drejt popullit.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET