"1 Maji"/ Protesta në Kosovë, biznesi i vogël: Kërkojmë lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike në Prishtinë
Përfaqësues të biznesit të Vogël në Prishtinë, zgjodhën simbolikën e 1 Majit për të protestuar për të drejtën e shfrtëzimit të hapësirave publike! Thotë se kufizimi për të mos mbajtur frigoriferë u ka sjellë deri në 60 % humbje në biznese
Përfaqësues të biznesit të Vogël në Prishtinë, zgjodhën simbolikën e 1 Majit për të protestuar për të drejtën e shfrtëzimit të hapësirave publike! Thotë se kufizimi për të mos mbajtur frigoriferë u ka sjellë deri në 60 % humbje në biznese
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve disa përfaqësues të bizneseve të vogla protestuan në Prishtinë për për lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.
Mbanin në duart pankarta kundër Komunës e qeverisë!
Kërkojnë t’u lejohet përdorimi i frigoriferëve
Hasani: Komuna nuk po na jep frigoriferët në kiosqe!
Enver Gashi tha se me largimin e frigoriferëve për 60% është zvogëluar qarkullimi i biznesit të tyre.
Gashi: Për 60% janë zvogëluar të hyrat!
Në raste se kërkesa nuk merret parasysh, paral;ajmëruan se protestat do të vijojnë.
Hasani: Komuna të na i vazhdojë lejet dhe të kemi 2-4 frigoriferë!
Marshohet për drejtat e punëtorëve – hidhen mjete piroteknike drejt institucioneve
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka marshuar kundër shtypjes së klasës punëtore në Ditën e punëtorëve.
Marshimi ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Drejtorisë së Policisë, te zyrat e Inspektorati të Punës e deri te Qeveria e Kosovës.
Ata para hyrjes tek Inspektorati i Punës kanë hedhur mjete piroteknike me ngjyrë.
Gjatë gjithë marshimit është bërë këto thirrje: “Liri, barazi, solidaritet”, “Poshtë racizmi”, “Poshtë homofobia”, “Pagë për punë të shtëpisë”, “Prej snalti poshtë s’bien paret, po bien punëtorët”, “Rrogat si lëmosha, punëtorët hanë trosha” etj.