Sulm fizik ndaj efektivit në pikën kufitare të Jarinjës, policia vihet në ndjekje të autorit

Sulm fizik ndaj efektivit në pikën kufitare të Jarinjës,

Një efektiv policie është sulmuar fizikisht nga një person në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, Kosovë.

Sipas policisë, autori ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur. Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, autoritetet kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

policia pika kufitare jarinjë kufi pika kufitare kosovë

EMISIONET