Qendrat shëndetësore nën monitorim, mjekët të njohin grupet vunerabël në zonat e tyre
Tiranë-Mjekët e qëndrave shëndetësore nuk do të jenë më vetëm pritës të pacientëve në shërbimin e tyre por do të jenë më aktiv për të shkuar tek pacientët në zonat që ata mbulojnë.
Kjo me qëllim që edhe grupet vunerabël, të cilët për shkak të mungesave të të ardhurave nuk shkojnë dot tek mjeku, të marrin shërbimin e duhur shëndetësor.
Milva Konomi, zv.ministre e Shëndetësisë tha se ky model i ri do të bëje shërbimin shëndetësor më modern dhe më afër pacientit.
Nga muaji tetor deri në muajin dhjetor të këtij viti në 415 njësi shëndetësore do të bëhet një monitorim, sipas të cilit do të shihet cilësia e shërbimeve në këto institucione publike.
Ky monitorim do të kryhet nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme në demokraci të qëndrueshme. Projekti do të zgjasë 4 muaj.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter
