Parakalimi i gabuar dyshohet se është shkaku aksidentit tragjik me katër viktima nga një familje në Rrugën e Kombit dhe la të plagosur rëndë një 3 vjecare!  Drejtuesi i kamionit që u përplas me veturën ka deklaruar se nuk mundi ta shmangë aksidentin, pasi mjeti u doli përpara në mënyrë të befasishme dhe pas kësaj dëshmie është lënë i lire.

Ajo çfarë ka ngelur në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima dhe 1 të plagosur janë vetëm pjesë të vogla të makinave të dëmtura. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen në dalje të qytetit të Rubikut.

Pak metra larg vendit të aksidentit është një kthese jo e fortë, dhe në këtë pjesë të rrugës parakalimi është  i ndaluar, siç tregon edhe sinjalistika.

Tentativa e drejtuesit të veturës ku udhëtonte familja nga Kosova rezultoi fatale.

Për shkak të erresire në rrugë, siç duket 45-vjeçari Blerim Avdiaj nuk e ka vënë re kthesën dhe mjetin e tonazhit të rëndë, duke sjellë dhe përplasjen fatale.

Drejtuesi kamionit Isa Ishala është marrë në pyetje nga policia dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore është lëne i lire.

Ai mesohet të ketë thenë së ka qenë duke levizur në krahun e tij të rrugës kur mjeti Citroen i ka ardhur përballë me shpejtësi në mënyrë të befasishme, duke sjell dhe përplasjen.

Aksidenti rezultoi fatal për bashkëshortët Blerim dhe Anjeza Avdiaj 45 dhe 34 vjeç, vajzën e tyre Medina 5 vjeçe si dhe për të afërmin Klejdi Koçin 11-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë vajza e dytë e familjes, Violeta 3 vjeçare e cila po lufton me jeten në spitalin e Traumës në Tiranë.

Familja Avdiaj me origjinë nga Kosova jetonin në Zvicër prej shumë vitesh dhe kishin ardhur për të kaluar festat e fundvitit në vendlindjen e tyre.