Zyrtare/ Presidenti dekreton Vlora Hysenin si drejtuese të SHISH

Vlora Hyseni do të jetë drejtuesja e re e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Presidenti Bajram Begaj ka miratuar propozimin e kryeministrit Edi Rama duke njoftuar dekretimin e zonjës Hyseni në krye të Inteligjencës shqiptare.

Më herët Vlora Hyseni ka qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku qëndroi në detyrë për 4 muaj.

Ajo u shkarkua nga Albin Kurti e më tej me firmën e Vjosa Osmanit në 30 qershor 2021, duke sjellë edhe debate politike në Prishtinë.

Pas kësaj Hyseni ka shërbyer si këshilltare pranë kryeministrit të Shqipërisë.

Prej disa muajsh SHISH funksionon pa një drejtues.

Zyrtare/ Presidenti dekreton Vlora Hysenin si drejtuese të SHISH
Vlora Hyseni

Helidon Bendo në dhjetor të vitit të shkuar paraqiti zyrtarisht dorëheqjen pranë Presidentit, ndërsa në detyrë u komandua Oljan Kanushi.

Ky i fundit u emërua në detyrën e zëvendësdrejtorit pranë Shërbimit Informativ Shtetëror në muajin gusht të vitit 2022.

Nuk është hera e parë që në institucionet e Shqipërisë janë emëruar zyrtarë nga Kosova, deri në nivele të ministrave.

Zyrtare/ Presidenti dekreton Vlora Hysenin si drejtuese të SHISH

Opozita kundër propozimit

Opozita në Shqipëri shprehu shqetësimin për propozimin e Ramës për të emëruar Vlora Hysenin si Drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi presidentit Bajram Begaj që të marrë informacion të plotë nga institucionet e Kosovës mbi arsyet e largimit nga detyra të Hysenit.

“Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë”.

Sipas Bardhit, siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”.

bajram begaj vlora hyseni kreu i shish

EMISIONET