Zgjedhjet në Kukës, edhe si test për teknologjinë/ Pajisjet e identifikimit elektronik do të jenë në të 73 qendrat
Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 24 shtatorit për kryetarin e bashkisë Kukës, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve u testuan pajisjet biometrike për identifikimin e votuesve. Përmes teknologjisë do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve duke ndaluar që në kuti të hedhin fletën më shumë se një herë
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë testuar pajisjet biometrike për identifikimin elektronik të votuesve për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator.
Ky testim vjen pas problemeve të hasura në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku në disa qëndra votimi pajisjet e identifikimit nuk ishin funsionale për disa orë.
Nga zgjedhjet për bashkinë Kukës na ndajnë vetëm 5 ditë. në KQZ po bëhen dhe përgatitjet e fundit sa i përket procesit të votimit i cili do të zhvillohet në mënyrë manuale.
Pajisja, përmes të cilës identifikohen tentativat për të votuar dy herë do të jetë në të 73 qendrat para orës 07 të 24 shtatorit.
45 956 banorët e kësaj bashkie janë thërritur të bëjnë zgjedhjen e tyre për kryetar bashkie mes kandidatit socialist Albert Halilajt i cili do të renditet i pari në fletë dhe opozitarit Emri Vata, i cili vjen nga koalicioni Berisha-Meta-Ndoka.
Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Aktualisht, Gjici ndodhet në burg.