Zbulohen sendet që i gjeti SPAK dy grave të Ahmetajt. Plane dhe letra të dy vilave në “Valamar” e dy apartamente

“Ora News” zbardh të plotë njërin nga tre procesverbalet e kontrollit të banesave që prokuroria e Posaçme SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, realizoi pasditen e djeshme në zonën e Gjirit të Lalzit.

Sipas dokumentit kontrolli, ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20, ku të pranishëm kanë qënë bashkëjetuesja e ish-ministrit të Financave, Erjola Hoxha, ish-gruaja e tij Albina Mançka dhe avokatët mbrojtës.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Posaçme *GJKKO) me qëllim lejimin e kontrollit të tre banesave, SPAK motivohet nga hetimet që po kryen lidhur me procedurat e ndërtimit të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Pikërisht në këto dy procedura, Arben Ahmetaj në cilësinë e ministrit të Financave, ka qënë një nga hallkat kryesore të zinxhirit korruptiv në ndërtimin e inceneratorëve.

Sipas dokumentit të siguruar nga “Ora News” thuhet se në vilën A00 në zonën e “Rolling Hills” në Tiranë, janë gjetur dokumenta si planimetri dhe projekte teknike të vilës, që tashmë zotërohet nga Albina Maçka,ish-gruaja e Ahmetaj.

Zbulohen sendet që i gjeti SPAK dy grave të Ahmetajt. Plane dhe letra

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën të quajtur “Vila 22” në kompleksin “Valamar” që zotërohet nga bashkëjetuesja e Ahmetaj, Erjola Hoxha, janë sekuestruar dokumenta si planvendosja e objektit dhe dokumenta tjera teknike.

Njëherësh është zbuluar një projekt teknik të një apartamenti në kompleksin “Valamar”, i cili është porositur nga Erjola Hoxha. Ky fakt ka dalë pas sekuestrimit të një kontrate noteriale dhe një sërë dokumentash të tjera.

Më tej në process-verbal jepet detaje dhe për sekuestrimin e një kopje të projekt-idesë në vilën nr.73 që ndodhet në kompleksin “Green Coast”, plane funksionale dhe imazhe tredimesionale.

Kjo vilë është në pronësi të Albina Mançka. Mes dokumentave të tjera është sekuestruar dhe një dosje me emër 1097 AP Albina, mbi projektimin koncept ide dhe planin e organizimit të banesës ekzistuese të Albina Mançka.

Ky objekt, ndodhet në pallatin "Tuborg", në zonën e ish-Bllokut Tiranë. Gjithashtu është sekuestruar dhe ofertë e datës 6 janar 2023, lëshuar nga kompania “Brunes” me blerëse Albina Mançka.

Ish-minsitri i Financave Arben Ahmetaj është vënë në qëndër të një hetimi nga prokurorët e SPAK, të cilën ngrenë dyshime të forta se ai është përfshirë në aferën e korrupsionit gjatë ndërtimit të dy inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

spak arben ahmetaj elton qyno ahmetaj

EMISIONET