“Nëse do kisha bërë gjykatësin, gjërat do kishin qenë shumë më keq” - Deklaroi sot Rama për Ahmetajn
Shtëpia e partneres së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj po kontrollohet këtë mbrëmje nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj në Gjirin e Lalzit, Erjola Hoxha.
Po ashtu, Ora Neës mëson nga burime jozyrtare se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme në bashkëbisedimin me gazetarët në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për deklaratën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetajt që të mos bëjë gjykatësin lidhur me aferën e inceneratorëve.
Shkurtimisht, Rama deklaroi se nëse do kishte bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që ai të bëjë rolin e gjykatësit.
“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, tha Rama.