BKH “zbarkon” në banesën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt dhe të ish-bashkëshortes
Shtëpia e partneres së ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj po kontrollohet këtë mbrëmje nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Mësohet sipas burimeve se kontrollet te shtëpia e partneres së Ahmetaj po bëhet lidhur me aferën e incineratorëve.
Po ashtu, sipas burimeve mësohet se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Një ngjarje e tillë vjen kur sot në bashkëbisedimin me gazetarët në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për deklaratën Arben Ahmetajt që të mos bëjë gjykatësin lidhur me aferën e inceneratorëve.
Rama deklaroi se nëse do kishte bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që ai të bëjë rolin e gjykatësit.