Kontrolli në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetaj, Berisha: Rama nuk fshihet dot pas kësaj, janë të zier në krim

Kreu i PD Sali Berisha ka folur sot edhe për aksionin e 9 marsit të BKH-së në pronat e bashkëjetueses së Arben Ahmetaj. 

Sipas Berishës Edi Rama nuk shpëton edhe pas këtij kontrolli të supozuar, pasi pas aferës së incineratorëve fshihet vetë Rama.

Sali Berisha: Koalicioni do jetë koalicion fitimtar. PD do e drejtojë koalicionin.

Ju duhet të keni parasysh, dy figurat Rama dhe Veliaj, nuk takojnë dot qytetarë. Edhe zyrtarët që i fusin në takim, i fusin me detektorë metalikë.

E kuptoni se çfarë tmerresh i kanë kallur atij. Kurse Veliaj rrethohet nga një batalion i policisë bashkiake dhe takon 3-4 vetë të përgatitur.

Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj.

Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve.

Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme.

Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton.

Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto.

Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!

Kontrolli në shtëpinë e bashkëjetueses së Ahmetaj,

EMISIONET