E FUNDIT/ Ahmetaj- Ramës: Mos u bëj gjykatës, bëj detyrën tënde që të takon
Ish-ministri i Financave i është përgjigjur deklaratave të kryeminstrit Edi Rama lidhur me akuzat për korrupsion të publikuara në media dhe të denoncuara nga opozita ndaj tij.
Rama tha se nëse këto akuza janë të vërteta Ahmetaj duhet të mbajë përgjegjësi personale dhe se ai nuk e ndihmon dot.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se PS nuk mbron asnjë zyrtar të përfshirë në korrupsion.
Nisur nga këto, Ahmetaj i kërkoi Ramës që të bëjë detyrën e tij të kryetarit të Qeverisë dhe jo atë të gjykatësit.
“Si kam kërkuar Ed Ramës ndonjëherë ndihmë. S’do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin, ai të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pozicion i sikletshëm. Kam një rekord kur ka qenë dhe Fino prezent, i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë. Me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare, ti e di. Por dhimbja për një koleg është e madhe. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë, që përgjegjësia është individuale. Koken e skemës do e nxjer se shpejti”, paralajmëroi Ahmetaj.
Arben Ahmetaj iu është përgjigjur akuzave të një kallëzimi të bërë, se për të ka pasur 4 prenotime në disa hotele me kartën e Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.
“Unë dhe Klodian Zoto… Do të them dy gjëra, për njërën s’dua të më fyesh. I je referuar një…është e rëndësishme të ë dëgjosh. I je referuar një spekulimi të pastër. Nuk është i vërtetë. Nuk është i vërtetë. Nuk kam fjetur unë, Nuk kam paguar unë me kartën e Zotos, nuk kam udhëtuar me të. S’ma ka ofruar asnjë herë kartën. Janë spekulime. Ishalla do Zoti që të arrini të pyesni ndonjë nga ata. Si do më thotë mua ky hotel që; ju s’keni fjetur këtu. Pse duhet të pyes unë?! Sot me këtë rezervim je në Madagaskar, dhe në fakt je me mua këtu. Me booking.”, tha Ahmetaj për Opinion.
"Ka një dosje që quhet 277/1 që janë veprimet e Ministrive të Drejtësisë, të Ministrisë së Energjisë dhe të Zhvillimit Ekonomik ku unë isha ministër. Unë dua ta deklaroj që në procedurën e inceneratorit të Elbasanit, inceneratorit të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës unë nuk kam marrë pjesë, kam zero përfshirje. S’ka akuzë ajo, ajo ka informacion. Patjetër që po hetohet. Të inceneratori i Elbasanit kam zero përfshije në procedurë.
Unë unk kam firmë te inceneatori i Elbasanit, inceneratori i Fierit dhe tek procedura e Tiranës. Po them dhe një gjë. Të dyja veprat publike, Elbasani dhe Fieri, janë të dosmosdohsmme. Kanë pastruar qytete", u shpreh Arben Ahmetaj.
Në kohën Arben Ahmetaj mbante detyrën e ministrit të Zhvillmit Ekonomik dhe Tregtisë, në datën 14 Prill 2014 ka firmosur një letër ku shprehte dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit.
Këtë letër, gazetari Blendi Fevziu ia nxorri në emision Ahmetajt, i cili pohoi se nuk ka firmosur për asnjë nga 3 inceneratorët.
Sa i përket letrës së dhënies së dakordësisë, Ahmetaj e quajti “letër të vdekur” këtë dokument.
Diskutimi
Keni dhënë dakordësinë për inceneratorin e Elbasanit...
Arben Ahmetaj: Ajo është një dhënie dakordësie.
Në lidhje me shkresën tuaj dhe të ndërtimit dhe administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan për prodhimin e energjisë në procedurën përzgjedhëse me negociim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës që i jepet shoqërisë Albtec SHPK shprehemi parimisht dakord.
Arben Ahmetaj: Kjo letër ka vlerën nul nga ana e procedurës sepse nuk ka i referohet procedurës, nuk ndodhi kurrë vendimi i qeverisë dhe kërkohet mendim për projektimin për përcaktimin e autoritetit kontraktues, dhe kjo letër ka vdekur.
Atë kur të të thërrasi SPAK-u shpalle të vdekur...