OST skualifikon ofertën më të mirë, tender 612 mijë euro për pajisje

Operatori i Sistemit të Transmetimit vazhdon të japë tendera duke cënuar garën e drejt. Në prokurimin me vlerë 612 mijë euro që kishte si objekt blerje pajisjesh për mirëmbajtjen e nënstacioneve, kompania që kishte kërkuar fond më të ulët është skualifikuar nga gara. Fituese është subjekti që kishte kërkuar 98% të fondit limit.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka mbyllur prokurimin e radhës duke skualifikuar ofertat më të mira nga gara.

Bëhet fjalë për tenderin e datës 14 shkurt që ka si objekt blerje pajisjesh për mirëmbajtjen e nënstacioneve dhe janë parashikuar që të shpenzohen 612 mijë euro. 

Për kontratën kanë shfaqur interes 3 kompani, 2 prej të cilave janë përjashtuar nga gara.

E skualifikuar rezulton edhe subjekti “Novamat” e cila kishte kërkuar 36 mijë euro më pak se kompania fituese, por kriteret e vëna nga OST kanë bërë që të dalë nga gara.

Kështu fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “EVOLVE ENGINEERING” dhe “EPES GROUP”, të cilët kishin kërkuar sa 98% të fondit limit për të kryer punën për 4 muaj.

Por shpallja e fituesit nga ana e OST për këtë tender është cilësuar si jo i drejt nga platforma Open Prokurment e cila e ka futur ne kategorin e flamurit të kuq me arsyetimin e skualifikimit të ofertës më të mirë.

Kjo tregon se thirrja e kryeministrit për të shmangur tenderët që kanë problemet me konkurrencën dhe kriteret e kopsitura nuk zbatohet as nga Operatori i Sistemit të Transmetimit. 

EMISIONET