Zbardhet takimi me eurodeputetët, Bardhi: Keqqeverisja e Ramës, ka tiparet e plota të kapjes së shtetit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku kanë zhvilluar një takim me disa deputetë të Parlamentit Europian që ndodhen në një vizitë në Tiranë.
Deputetët e PD kanë shprehur qëndrimin për nevojën që ka Shqipëria për reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsionit.
Sipas Bardhit, keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit.
Kjo nuk po e lejon Shqipërinë të bëjë përpara, duke devijuar nga e vetmja rrugë e sigurt e së ardhmes, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi takimi me delegacionin e Parlamentit Europian, me të cilët sëbashku me kolegen Jorida Tabuku ndamë qëndrimin tonë për nevojën imediate që ka Shqipëria për një reformë zgjedhore të plotë dhe gjithëpërfshirëse; forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe respektimin e shtetit ligjor.
Keqqeverisja e Edi Ramës ka tashmë tiparet e plota të kapjes së shtetit, si forma më e lartë e korrupsionit. Kjo nuk po e lejon Shqipërinë të bëjë përpara, duke devijuar nga e vetmja rrugë e sigurt e së ardhmes, që është anëtarësimi në Bashkimin Europian.