Xhaçka "jep llogari" në Këshillin e Sigurimit të OKB: Kemi prova se sulmi kibernetik në Shqipëri, u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka marrë pjesë sot në takimin Arria Formula të organizuar nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB, mbi Sigurinë Kibernetike.

Gjatë fjalës së saj Ministrja u shpreh ndër të tjera se teknologjia dhe inovacioni i pandërprerë po ndikojnë jetët tona dhe të ardhmen tonë.

Po ashtu Xhaçka tha se sulmet kibernetike që goditën Shqipërinë pak kohë më parë, janë orkestruar dhe sponsorizuar nga Irani.

“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Në një dekadë Shqipëria ka ndërtuar gradualisht një shoqëri dixhitale në rritje. Aktualisht, më shumë se 1200 shërbime kryesore qeveritare ofrohen online.

Dixhitalizimi kërkon një hapësirë kibernetike të lirë, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt. Përparimi i shpejtë teknologjik mbart gjithashtu rreziqe dhe sfida.

Të shqetësuar për rritjen alarmante të sulmeve kibernetike që synojnë shtetet dhe infrastrukturat e tyre jetike.

Vetëm këtë vit, më shumë se dyzet sulme kibernetike kanë prekur 19 vende.

Sulmi kibernetik në Shqipëri, kemi prova të padiskutueshme se u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani. Dëmi u frenua, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik.

Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla. Veprimet e Rusisë kanë shkaktuar bllokime në komunikim jo vetëm në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shënjestruar sistematikisht nëpërmjet fushatave të manipulimit të informacionit. E gjitha kjo për të shkaktuar paqëndrueshmëri politike dhe për të minuar aspiratat e tyre euro-atlantike. Koreja e Veriut është bërë po ashtu një shembull famëkeq i aktiviteteve të përsëritura keqdashëse.

Të gjitha shtetet anëtare janë të detyruara të respektojnë Kartën e OKB. Duhet të promovojmë një hapësirë kibernetike globale, të hapur, të qëndrueshme dhe të sigurt.

Ne të gjithë kemi një rol për të luajtur, dhe ai fillon me vendosjen dhe respektimin e rregullave të pranuara së bashku’, u shpreh ajo.

Xhaçka "jep llogari" në Këshillin e Sigurimit të

okb irani olta xhaçka xhaçka sulmi kibernetik

EMISIONET