Lufta në Ukrainë, Medvedev i bindur: Konflikti do të zgjasë me dekada

Lufta në Ukrainë, Medvedev i bindur: Konflikti do të zgjasë

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë  mund të zgjasë dekada, me periudha luftimesh të shoqëruara nga armëpushimet, njoftoi të enjten agjencia ruse e lajmeve RIA.

Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i këshillit të fuqishëm të sigurisë kombëtare të Rusisë, e bëri këtë vlerësim gjatë një vizite në Vietnam. Ish-presidenti, një aleat i presidentit aktual Vladimir Putin, është mësuar me qëndrime të ashpra ndaj luftës. Muajin e kaluar, ai e quajti qeverinë ukrainase një infeksion.

“Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ndoshta dekada,” tha z. Medvedev, sipas RIA. “Përderisa të ketë një qeveri të tillë atje, ne do të kemi (…) tre vjet armëpushim, dy vjet luftë dhe përsëri”, parashikoi ai, duke përsëritur pretendimin e Moskës se Kievi sundohet nga nazistët.

EMISIONET