Vula? Shehu: Ka vetëm një PD, ajo që është sot në seancë dhe nesër që do të mbushë sheshin. Dhe këtë PD e drejton Sali Berisha

Deputeti demokrat Tritan Shheu deklaroi se opozita është e angazhuar në çdo betejë për të luftuar me këtë mazhorancë që e ka çuar vendin në kolaps.

Sa i përket fatit të vulës në seancën e nesërme gjyqësore, Shehu u shpreh për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se pavarësisht vendimit, një gjë është fare e qartë ka vetëm një Parti Demokratike që sot është në seancë plenare për të debatuar me kryeministrin, dhe që nesër do të mbushë sheshin në protestë kundër kësaj mazhorance.

Dhe kjo PD, tha Shehu, drejtohet nga Sali Berisha.

“Lulzim Basha është thjesht një deputet i Partisë Demokratike, dhe se kush është PD-ja është shumë e qartë. Unë personalisht nuk kam asnjë pritshmëri nga gjyakata, pasi PD-ja është një realitet politik i drejtuar nga Sali Berisha.

Ka vetëm një PD që shkon në parlament sot, nesër del në shesjh për të protestuar. Dhe këtë nuk e pengon asnjë gjyq në Botë.

Në fakt është një çështje që nuk duhej të ndodhte fare. Ajo do të ishte një goditje madhe për vetë sistemin e drejtësisë nëse nuk do të njihte këtë realitet politik dhe shoqëror”, deklaroi deputeti demokrat Tritan Shehu.

EMISIONET