Votim dhe numërim elektronik në Elbasan, Boçi: Garanci për votën, shpresohet shumë në tavolina
Elbasani është nga tre bashkitë që me 14 maj do të aplikojnë votimin dhe numërimin elektronik.
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, i ftuar në "Ora e Betit" e konsideron teknologjinë si element kyç për mosdeformim të rezultatit zgjedhor.
"Si do e mbrojmë votën? Mëmyra si mbrohet vota është një mënyrë e njohur, e kam mbrojtur dhe në 2021 me mënyrat e mia shumë qytetare me një grup të rinjsh.Organizimit rinor i shtohet orgnizimi strukturor politik partiak që është në entuziazëm fitoreje dhe angazhohet shumë. Por ka edhe një element, votimi elektronik që ka elementë shumë të mëdha sigurie që në momentin kur votohet dhe në numërim. Votimi është i thjeshtëzuar.
Mund të ketë një pjesë popullsie që do të ndjejë vështirësi për të votuar por është një fashë aq e vogël sa nuk ndikon në rezultatin zgjedhor. Kjo mund të krijojë situata të vështira në Qendrat e Votimit, e rëndësishme është të zbatohet kodi zgjedhor, përkrahja e atyre që nuk dinë apo nuk kanë mundësi të votojnë. Elementët e sigurisë lidhen me vërtetësinë e votës, verifikimin me gjurmë, karta e identitetit. Dalja e rezultatit është i rëndësishëm, mund të zgjasë 1 orë. Shmang një sërë pasojash, trysnimit dhe rrëmbimit të votës se shpresohet shumë në tavolina.